Aktivitetet e festivalit “Ekrani i Artit” vijuan këtë të shtunë në Auditorin Françeskan me takimin e artistëve ndërkombëtarë në një bisedë publike me fokus artin dhe kinematografinë. “Poetikat e Pranisë”, pjesë e programit të festivalit bëri bashkë artistët Valentina Furian, Giorgio Andreotta Calò, Basir Mahmood dhe Ari Benjamin Meyers.
Artistët shpalosën mënyrat se si prania e tyre fizike dhe emocionale është e lidhur ngushtë me procesin krijues dhe komunikimin me publikun. Ideatori i këtij festivali, Adrian Paci tregon mbi larminë e programit deri në mbyllje të edicionit të tetë.
“Ekrani i Artit” 2025 po sjellë prej ditësh në Shkodër projeksione të rralla, ekspozita dhe diskutime me emra të njohur të artit bashkëkohor ndërkombëtar.
