Në zemër të Zadrimës, Kukël, në një peizazh ku natyra ende merr frymë me ritmin e kohës së lashtë, mori formë edicioni i parë i festivalit të artit bashkëkohor, me titullin “Arti, midis ëndrrës dhe realitetit”.

Ky është një projekt kuratorial që synon të riformulojë gjuhën e artit bashkëkohor dhe në mënyrë të veçantë instalacioneve brenda një hapësire të mbarsur me kujtesë historike dhe poetike, siç është Qendra Muzeore “Ndre Mjeda”.

Jonida është njëra nga artistet pjesëmarrëse. Ajo tregon rreth punëve krijuese me të cilat prezantohet në festival.

Ky eveniment e kthen kompleksin historik “Ndre Mjeda” në një qendër aktive krijuese, që do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm në jetën kulturore por edhe në aspektet sociale dhe ekonomike të kësaj zone gjeografike.