Në kuadër të festivalit teatror për të rinj që po zhvillohet në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, dita e tretë solli në skenë shfaqjen “Të Jetosh me Dashuri” me regji nga Rajmonda Marku. Kjo vepër me theks të fortë social, trajton temën delikate të bullizmit dhe ndikimit të tij tek të rinjtë. Shfaqja erdhi nën interpretimin e të rinjve të talentuar të gjimnazit “28 Nëntori”.

Vetë protagonistët e shfaqjes u shprehën të emocionuar për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. Festivali teatror do të përmbyllet këtë të enjte, ku juría profesioniste do të shpallë vlerësimet për interpretimet më të spikatura të këtij edicioni.