Një shfaqje që prek kujtesën kolektive përmes gjuhës së trupit do të vijë për publikun shkodran më 20 qershor, ora 19:00, në Teatrin “Migjeni”. “Minus 303” është një krijim skenik i jashtëzakonshëm që eksploron heshtjen e dhimbshme të së shkuarës përmes dansit bashkëkohor, teatrit fizik dhe muzikës eksperimentale.

Vepra buron nga kujtimet e të përndjekurve politikë në Shqipëri, kujtime që nuk kanë pasur zë, por që sot marrin jetë në skenë përmes një performance të fuqishme dhe emocionale.

Një produksion nga “Tek Bunkeri”, në partneritet me “was bleibt kollektiv”, Gentian Doda, pjesë e projekteve:

“KryeNgritje: Arti si Kujtesë” (mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit) “VOICED Visions of Insight, Community Engagement, and Dialogue” (mbështetur nga ICMP dhe Bashkimi Evropian).

Hyrja do të jetë e lirë për këtë shfaqje që rrëfen të pathënat e historisë sonë, jo me fjalë, por me emocion dhe lëvizje.