Vllaznia ka njohur kundërshtarin e saj për turin e parë të Ligës së Konferencës. Ndeshja e parë përballë Daugavpils do të luhet në Shqipëri më 10 korrik ndërsa ajo e kthimit pas një jave në transfertë. 

Për analistin sportiv Edmond Dibra, Vllaznia nuk duhet ta vërë në diskutim kalimin e këtij raundi europian. Në aspektin cilësor, skuadrën shkodrane e shikon më lart se rivalin e saj nga Letonia.

Turi i dytë i Ligës së Konferencës mund të rezervojë një euroderbi shqiptar teksa një rivale e mundshme e Vllaznisë është Malisheva e Kosovës.