Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në Prishtinë përfaqësuesit shqiptarë të Eurovisionit 2025, formacionin “Shkodra Elektronike”, në kuadër të hapjes së Festivalit FemArt13 “Çliroje mendjen”.
Në një status zyrtar, kreu i qeverisë theksoi rëndësinë e përfaqësimit artistik në arenën ndërkombëtare dhe vlerësoi Beatriçen dhe Kolën – dyshen karizmatike të “Shkodrës Elektronike” për stilin e tyre të veçantë elektro-pop, që ka ndriçuar skenat evropiane dhe ka ngritur lart emrin e Shqipërisë.
“Sot mirëpritëm flakën e Eurovisionit në Prishtinë”, shkruan Kurti, duke kujtuar performancën e suksesshme të këngës “Zjerm”, e cila i kualifikoi në finalen e madhe dhe e renditi Shqipërinë mes 10 më të votuarave të natës. Ai vlerësoi faktin që mediat ndërkombëtare, përfshirë The Guardian, e cilësuan performancën e tyre si një nga më uniket e edicionit.
Duke qenë pjesë e natës hapëse të festivalit FemArt13 në AMC Hall, “Shkodra Elektronike” solli jo vetëm energjinë e suksesit europian, por edhe premierën e këngës së re “Shndrit!”, që po pritet me entuziazëm nga publiku dhe kritika.
“Siouxsie and the Banshees” dhe “Sisters of Mercy” në Britani por tashmë, në trojet tona, është “Shkodra Elektronike” ajo që po shkruan një kapitull të ri të muzikës moderne shqiptare”, shkruan Kurti, duke i uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tyre artistik ndërkombëtar.















