Pas dy javësh në drejtimin e skuadrës kuqeblu, trajneri Edi Martini është shprehur i kënaqur me gjendjen aktuale të ekipit pas ndeshjes së parë miqësore. Ai thekson se skuadra po punon me intensitet, por ka nevojë për përforcime për të qenë konkuruese në ndeshjet e “Conference League”.

Martini konfirmoi se lojtari Jazxhi është marrë në formë huazimi vetëm për fazën europiane dhe se janë në kërkim të lojtarëve që mund të rrisin nivelin e skuadrës në repartet kyçe.

Sa i përket shortit të Conference League, Martini u shpreh se preferon një kundërshtar të kalueshëm në mënyrë që Vllaznia të ketë më shumë gjasa për të avancuar në turin tjetër. Tekniku Martini u shpreh edhe për të ardhmen e Kevin Dodës.

Testi i radhës për kuqeblutë pritet të jetë ai ndaj Deçiqit të Tuzit, pjesëmarrës në “Conference League”.