Fundjava ishte e veçantë për fëmijët pjesëmarrës në kursin “Arte dhe Zeje” pranë Qendrën Kulturore të Fëmijëve Shkodër “Kujtim Alija”. Nën drejtimin e artizanes Stela Toska, dita e fundit e këtij kursi u përqendrua në krijimin e një murali në ambientet e jashtme të qendrës, një vepër artistike me ngjyra, fantazi dhe emocione.

11 fëmijë ishin pjesë e këtij kursi përgjatë vitit, duke mësuar teknika të ndryshme të punimit me dorë dhe zhvilluar kreativitetin e tyre nëpërmjet artit tradicional dhe bashkëkohor. Në përfundim të kursit, të gjithë u vlerësuan me çertifikata për përkushtimin dhe aftësitë e fituara.

Ky aktivitet përmbyllës nuk ishte vetëm një lamtumirë për këtë cikël kursi, por edhe një nxitje për të ardhmen artistike të këtyre fëmijëve, që tashmë kanë hedhur hapin e parë drejt krijimtarisë dhe trashëgimisë artizanale.