Në një atmosferë plot art dhe emocion, në oborrin e shtëpisë së familjes Jakova në Shkodër u zhvillua për të tretin vit radhazi koncerti “Oborri i Tingujve”. Aktiviteti u organizua nga mësuesi dhe kompozitori i njohur Lekë Jakova së bashku me bashkëshorten e tij, Rudina Jakova, dhe solli në skenën e improvizuar, interpretimet e 29 nxënësve të kursit të pianos.
Nxënësit, të moshave të ndryshme, interpretuan pjesë të përzgjedhura pianistike, duke demonstruar punën dhe përkushtimin e një viti të tërë. Publiku, i përbërë nga prindër dhe mësues, duartrokiti me entuziazëm përformancat, ndërsa emocionet më të sinqerta ishin ata që vinin nga vetë të vegjlit.
Ky koncert synon të afrojë të rinjtë me artin, duke u krijuar një hapësirë joformale për të shfaqur talentin dhe pasionin për muzikën klasike.
