Vllaznia ka nisur pasditen e së hënës përgatitjet për sezonin e ri futbollistik 2025-2026. Seanca e parë stërvitore u zhvillua në fushën sportive të Golemit, ku ishin të pranishëm 17 futbollistë dhe i gjithë stafi teknik i kuqebluve.
Drejtori sportiv Vioresin Sinani prezantoi trajnerin e ri të ekipit, Edi Martini, një emër i njohur për shkodranët dhe futbollin shqiptar. Më pas, ky i fundit iu drejtua mediave të pranishme për planet dhe objektivat e sezonit të ri. Trajneri Martini theksoi se mesfusha është një repart që kërkon përforcime.

Në stafin teknik, krahas Martinit dhe Sinanit, janë edhe Ergi Borshi si zëvendëstrajner, Ideal Lekiqi si trajner portierësh dhe Fatjon Kadija si përgatitës atletik. I pranishëm në këtë seancë të parë ishte edhe presidenti i klubit, Alban Xhaferi, bashkë me drejtues të tjerë të klubit. Stërvitja në Shkodër do të zgjasë deri më 22 qershor, ndërsa faza përgatitore pritet të zhvillohet jashtë vendit.
