Ndikimi i diktaturës komuniste në artin shqiptar është një kapitull i vështirë, sidomos për muzikantët që u përndoqën, u internuan apo u dënuan thjesht për krijimtarinë e tyre. Muzikologu Qamil Gjyrezi, në një studim të thelluar sjell në vëmendje figurat që vuajtën për artin dhe idealet e tyre.

Sherif Merdani dhe Gaspër Çurçia janë dy prej emrave më të njohur që u përballën me persekutimin. Bashkë me ta, Gjyrezi përmend edhe emra të tjerë të njohur si etnologu dhe muzikanti françeskan At Bernardin Palaj, kompozitorët At Mikel Koliqi dhe At Donat Kurti, muzikologët e burgosur Luigj Filaj, At Filip Mazreku, Zef Gruda, Zef Leka etj.

Për muzikologun Qamil Gjyrezi, dokumentimi i kësaj periudhe nuk është vetëm detyrë historike, por një domosdoshmëri kulturore.