Në kuadër të Ditës Botërore të Familjes, Shoqata “Projekti Shpresa”, në bashkëpunim me Federatën Universale të Paqes dhe Shoqatën italiane “Madonnina del Grappa”, organizuan në Sallën “Kardinal Mikel Koliqi” një aktivitet ndërgjegjësues me temë “Këtu ku përkujdesja bëhet familje”, me qëllim theksimin e rëndësisë së përkujdesjes, mbështetjes dhe solidaritetit ndërnjerëzor.
Janë disa, sfidat e strehimit dhe rehabilitimit të fëmijëve dhe të rinjve me vështirësi sociale dhe aftësi të kufizuara sipas drejtuesit Luigj Mila. Aktiviteti u shoqërua me fjalime dhe performanca artistike nga të rinjtë e talentuar shkodranë.
