Një kompani kineze e teknologjisë ka zbuluar se është duke eksploruar nëse është e mundur të përdoret AI për të përkthyer tingujt e kafshëve në gjuhën njerëzore. Baidu ka paraqitur një patentë në Administratën Kombëtare të Pronësisë Intelektuale të Kinës. Patenta është për një sistem që mbledh të dhëna të kafshëve si tingujt, sjelljet dhe sinjalet. Më pas do të përpunohej dhe do të bashkohej, përpara një analize të mbështetur nga AI, e krijuar për të njohur gjendjen emocionale të kafshës.

Këto gjendje emocionale më pas mund të përkthehen në gjuhën njerëzore dhe mund të përmirësojnë “saktësinë dhe efikasitetin e komunikimit midis specieve”, sipas Baidu. Por, përkthyesi është “ende në fazën e kërkimit”. Megjithëse përkthimi i kafshëve i ka magjepsur njerëzit prej kohësh, përparimet teknologjike e kanë bërë atë të duket më e mundur kohët e fundit. Teknika e re e Baidu për përdorimin e Al mund të ofrojë një mundësi të re për të kuptuar kafshët shtëpiake.

Ndërkaq, macet performojnë më mirë se sa fëmijët e vegjël në një masë të thjeshtë të të kuptuarit të gjuhës, sipas një hulumtimi të revistës ”Scientific Reports”, që zbuloi se macet krijojnë lidhje midis figurave dhe fjalëve rreth katër herë më shpejt se sa fëmijët e vegjël. Por, aftësia për të kuptuar të folurit nuk është unike për Homo sapiens. Disa majmunë i lidhin fjalët e folura me simbole ose figura të shkruara, ndërsa papagajtë gri afrikanë mund të kuptojnë dhe t’u përgjigjen udhëzimeve të folura.

Të dhënat vetëm konfirmojnë se njerëzit nuk kanë asnjë hezitim për të ndarë jetën e tyre me një kafshë shtëpiake. Në Spanjë, 44% e familjeve kanë një qen ose mace dhe kjo bashkëjetesë na sjell shumë përfitime. Sipas studimit “More Human” nga Ultima mbi marrëdhëniet midis qenve, maceve dhe njerëzve, ndarja e jetës sonë me ta na bën më të përgjegjshëm, të gëzuar, të dashur, aktivë, tolerantë dhe njerëzorë.