Galeria e Arteve të Shkodrës mirëpriti takimin me temë “Psikologjia shqiptare në artet pamore, historia e një projekti të shtrirë në 5 ekspozita”, e udhëhequr nga historiani dhe studiuesi i artit Ylli Drishti. Kuratorja Suzana Varvarica Kuka solli një analizë të trashëgimisë artistike në 150 vitet e fundit dhe ndikimit të saj në formimin e shkollës shqiptare të artit.

Ky ishte takimi i dytë nga cikli i bisedave publike që shoqëron ekspozitën madhore “Idromeno, Shkodra, mbretëresha e arteve dhe artistët e Alpeve”. Në këtë bisedë publike, drejtori i Galerisë së Arteve të Shkodrës, Fatmir Juka, trajtoi kontributin e artistëve shkodranë në ndërtimin e një qasjeje moderniste në pikturë.

Gjatë takimit, të pranishmit patën mundësinë të përjetonin nga afër jo vetëm veprat, por të njiheshin gjithashtu me aspektet psikologjike dhe historike që i kanë dhënë identitet artit pamor shqiptar.