Në ambientet e bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër u promovua libri “Labirint në tru” i autores Dr. Zojë (Xhoi) Jakaj dhe Evans Drishti, me kurator Endri Beqon. Libri vjen si një manual për adoleshentët, mësuesit, prindërit dhe gjithë shoqërinë shqiptare, duke trajtuar çështje konkrete të rritjes dhe zhvillimit të të rinjve në raport me veten, familjen dhe institucionet.

Pjesë e programit ishte edhe një ekspozitë e larmishme në pikturë, skulpturë dhe karikaturë. Pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime mbi fenomenet që trajton libri dhe pritshmëritë e lexuesit shkodran në përgjithësi.