Në Bibliotekën Shkencore të Shkodrës, u zhvillua një takim i veçantë letrar me temë “Autorë shkodranë në botimet e Bard Books”, organizuar në kuadër të projektit “Vepra letrare e Ridvan Dibrës” dhe në bashkëpunim me klubet studentore “Ernest Koliqi” dhe “Arshi Pipa”.

I ftuar special ishte botuesi dhe shkrimtari nga Prishtina, Ag Apolloni. Ai theksoi se autorët nga Shkodra kanë ngjallur një interes të veçantë tek lexuesi kosovar, duke përfaqësuar një prurje të çmuar në letërsinë bashkëkohore.

Në këtë bashkëbisedim letrar, në qendër ishin botimet e autorëve shkodranë: Ridvan Dibra, Stefan Çapaliku, Primo Shllaku, Ledia Dushi, Arjola Zadrima dhe Arben Prendi. Disa prej tyre flasin mbi rolin që po zë letërsia shkodrane dhe zhvillimin e saj.

Takimi u mbyll me ekspozim librash dhe diskutime të hapura mes studentëve, pedagogëve dhe nxënësve të shkollave të mesme që ishin pjesëmarrës.