Në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, u shfaq premiera e komedisë “Kërkohet një tenor”, një bashkëpunim mes Teatrit Kombëtar dhe Teatrit “Migjeni”. Me regji të Armand Borës, kjo komedi sjell humorin brilant të autorit Ken Ludwig.
Ngjarjet në shfaqje zhvillohen në vitin 1934, në një suitë hoteli ku një sërë ngatërresash, keqkuptimesh dhe situatash komike lindin nga ardhja e një tenori të famshëm italian.
Pjesë e komedisë janë aktorë të njohur si Helidon Fino, Genti Deçka, Niada Saliasi dhe një trupë e përzgjedhur nga të dy teatrot. Regjisori Armand Bora, si dhe aktorët, janë të mendimit se komedia sjell një energji të veçantë në skenë dhe premton të mbajë publikun të buzëqeshur gjatë gjithë shfaqjes.
Komedia “Kërkohet një tenor” do të vazhdojë të shfaqet për publikun shkodran edhe në datat 26, 27, 28 dhe 29 prill në Teatrin “Migjeni”.
