Në mjedisin e jashtëm të Xhamisë “Ebu Bekër”, Myftinia Shkodër organizoi promovimin e librit të ri të teologut shkodran Besim Barbullushit me titullin “Metodat e Edukimit në Islam, shembuj nga Profeti Muhammed (a.s)”. Ky është botimi i dytë i autorit, pas atij kushtuar familjes, me një theks të veçantë këtë herë mbi rolin e arsimit në dritën islame.

Në këtë takim promovues, në mesin e atyre që morën fjalën ishte Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari. Ai vlerësoi përmbajtjen e librit si një udhërrëfyes praktik dhe shpirtëror për edukimin e brezave të rinj.

Një moment simbolik ishte dhurimi i një sixhadeje nga Imam Sytari për autorin, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në fushën e dijes dhe edukimit islam. Në përfundim të promovimit, pjesëmarrësve iu dhurua një kopje e librit.