Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në gjysmëfinalen e kthimit ndaj Dinamos, teksa u mposht 4-3 në “Elbasan Arena” solli eleminimin e kuqebluve nga Kupa e Shqipërisë. Natyrisht kjo performancë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga specialistët e futbollit. Ish-futbollisti dhe trajneri i moshave, Arbër Shytani ndjen keqardhje për humbjen e Vllaznisë dhe daljen nga objektivi për të fituar të dy trofetë e sezonit.
Shytani ka besim se kuqeblutë do të dinë të ruajnë pozicionin e tyre në kampionat edhe ndaj Laçit që luan për mbijetesë. Vllaznia do të mbyllë sezonin e rregullt ndaj kurbinasve në “Loro Boriçi”, ndeshje e cila luhet të dielën në orën 15:30.
