Në atmosferën e natës së shenjtë, me qirinj të ndezur në duar dhe zemra të mbushura me besim, qindra besimtarë katolikë ishin të pranishëm në Katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër për të ndjekur meshën e vigjiljes së Pashkës.
Liturgjia e shenjtë e festës që simbolizon triumfin e dritës mbi errësirën dhe jetës mbi vdekjen, u udhëhoq nga Arqipeshkvi Metropolit i Arqidioqezës Shkodër-Pult, Imzot Giovanni Peragine. Gjatë meshës, u përcollën mesazhe shprese dhe dashurie, teksa drita e qirinjve përfaqësonte simbolikisht ringjalljen e Krishtit dhe triumfin e jetës së përjetshme.
Pashkët, që qëndrojnë në zemër të kalendarit liturgjik të krishterë, përkujtojnë sakrificën e Krishtit për njerëzimin dhe ringjalljen e tij si akti më i lartë i dashurisë hyjnore. Vigjilja e Pashkës nuk është vetëm një rit i përvitshëm, por një reflektim i thellë shpirtëror për çdo besimtar.
https://www.facebook.com/share/v/18vT7Wjj6z/?mibextid=wwXIfr
