Imzot Giovanni Peragine do të kremtojë për herë të parë Pashkët në Shkodër si Arqipeshkëv Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin katolik të qytetit. Në një podcast të Arqidioqezës, nën moderimin e Dom Mark Pashkja, ai ndau reflektime mbi shërbimin e tij në Shqipëri dhe përjetimin e kësaj feste të madhe të ringjalljes në kryeqendrën e katolicizmit shqiptar.

Gjatë intervistës, Arqipeshkëvi Peragine theksoi rëndësinë historike dhe shpirtërore të Shkodrës, duke e cilësuar si “tokë të shenjtë” për shkak të historisë së saj dhe dëshmisë së fortë të klerit katolik ndër shekuj. Ai gjithashtu u ndal në fenomenin e shpopullimit të vendit, duke bërë thirrje për reflektim të thellë dhe theksoi se e ardhmja e Shqipërisë është në duart e vetë shqiptarëve.

Në përfundim të intervistës, Imzot Giovanni Peragine përcolli urimet e tij për Pashkët, duke u lutur për paqe, shpresë dhe ringjallje në çdo familje shqiptare. Kjo Pashkë e parë në Shkodër si udhëheqës shpirtëror i Dioqezës i jep një kuptim të veçantë lidhjes së tij me këtë tokë.

Për më shumë detaje, mund të ndiqni podcast-in në YouTube: