Fitorja 3 me 0 e Vllaznisë ndaj Dinamos në “Loro Boriçi” i shërbeu kuqebluve jo vetëm për moralin por edhe për të siguruar pjesëmarrjen në “Final”. Një nga lojtarët emblemë që ka bërë histori me fanellën e kuqebluve, ish-sulmuesi Vioresin Sinani është i mendimit se shkodranët e kanë kaluar momentin e vështirë në kampionat dhe ky sezon mund të konsiderohet pozitiv deri tani.
Në “Final 4” Sinani shprehet se diferencat mes tre skuadrave të kreut nuk ekzistojnë. Sa i përket repartit të sulmit, Sinani veçon Bekim Balën si lojtarin kyç të kuqebluve.
Ndeshjen e radhës, Vllaznia do ta luajë ndaj Elbasanit në transfertë, të shtunën e 19 prillit në orën 15:30 për llogari të javës së 35-të të “Abissnet Superiore”.
