Arti është një “zë” i fuqishëm për të përcjellë mesazhe të vlefshme për shoqërinë. Drama është një nga këto mënyra përmes së cilës aktorët komunikojnë me publikun. Vitet e fundit, ky zhanër ka fituar jo pak terren ndaj komedisë. Një faktor suksesi është mënyra se si regjisori e përshtat tematikën me realitetin në të cilën jeton shoqëria e sotme.

Për fatin e mirë, vënia në skenë e dramave nga regjisorët e rinj qofshin vendas apo të huaj ka rritur interesin e spektatorëve për të parë shfaqje të tilla. Po ashtu edhe cilësinë duke ndikuar edhe në kapërcimin e kufijve kombëtarë siç është rasti i “Vizita” nga Davide Iodice që përbën një sukses të teatrit shqiptar.

Shfaqjet e fundit në Teatrin “Migjeni” kanë vënë në pah rolin e fuqishëm që ka drama në pasqyrimin e thellë të emocioneve njerëzore dhe nxitjen e reflektimit.