Një javë larg nga festa e Pashkës, këtë të shtunë, besimtarë të shumtë u mblodhën në Shkodër për të marrë pjesë në “Udhën e Kryqit” nga Fshati i Paqes drejt Malit të Taraboshit, një rit i përvitshëm që simbolizon vuajtjet e Jezu Krishtit.
Ceremonia u udhëhoq nga Arqipeshkëvi Peragine dhe famullitari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj. Arqipeshkëvi i Dioqezës Shkodër–Pult përcolli mesazhin e rëndësishëm që bart në vetvete një procesion i tillë.
“Udha e Kryqit” mbetet një moment i thellë reflektimi për besimtarët, në pritje të festës së Pashkës, simbolit të shpresës dhe jetës së re.
