“Abissnet Superiore” po i afrohet dalëngadalë fundit të sezonit të rregullt e më pas gara për “Final 4”. Me përfshirjen e sistemit VAR në vitet e fundit gabimet në arbitrim janë minimizuar ndjeshëm. I këtij mendimi është edhe ish-arbitri shkodran, Mhill Shkëmbi. Ai thekson se renditja aktuale në kampionat është tregues i asaj çfarë kanë shprehur skuadrat në fushën e lojës dhe jo i arbitrimit.
Arbitrimi është treguar përgjithësisht korrekt edhe në ndeshjet e Vllaznisë duke përjashtuar gabimet njerëzore.
Gara në Kategorinë Superiore nga java në javë po bëhet gjithnjë e më interesante si për pozicionet e kreut ashtu edhe ato të fundtabelës.
