Ndërsa sezoni 2025-2026 i afrohet fundit të tij, Vllaznia mbetet ende në lojë për objektivat e saj që janë: kampionati dhe kupa. Javët e fundit, kuqeblutë kanë shfaqur luhatje në lojën e tyre, deri diku të kushtëzuar edhe nga mungesat e vazhdueshme. Përtej kësaj, trajneri i kombëtares së vajzave dhe ish-portieri Armir Grima është i mendimit se skuadra shkodrane ka forca për të luftuar në të dy frontet.

E pranuar gjerësisht se Egnatia, kampionia në fuqi e “Abissnet Superiore” është skuadra për t’u munduar, Grima ka një tjetër opinion. 

Java e 34-t e Kategorisë Superiore do të rezervojë një duel direkt për shkodranët që është ai me Dinamon në luftën për vendin e dytë, i cili siguron avantazhin e barazimit në ndeshjen e “Final 4”. Sfida do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” duke nisur nga ora 15:30.