Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin 1-0 në kuadër të javës së 33-të të Kategorisë Superiore. Një lojë e zbehtë e kuqebluve që ngjalli pakënaqësi mes tifozëve dhe analistëve të futbollit.

Ish-arbitri e cilëson paraqitjen e skuadrës shkodrane si të dobët dhe pa dëshirë për të fituar. Më tej, Shkëmbi e konsideron korrekt arbitrimin e këtij takimi.

Shkëmbi thekson rëndësinë e takimit të ardhshëm kundër Dinamos në stadiumin “Loro Boriçi”, një duel direkt për vendin e dytë.  Kuqeblutë kanë tashmë të gjithë presionin mbi supe për të arritur objektivat e sezonit në kampionat dhe kupë.