Kombëtarja e vajzave do të luajë ndeshjen e radhës ndaj Kroacisë, e vlefshme për UEFA Nations League. Vajzat, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima, kanë nisur që të hënën përgatitjet në Shkodër.
Trajneri i Kombëtares, Armir Grima shpreson që ndaj Kroacisë të marrë maksimumin e mundshëm. Liga B duket e një niveli të lartë por objektivi kryesor mbetet qëndrimi në të.
Takimi Shqipëri – Kroaci do të luhet të premten, në orën 16:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Hyrja për këtë takim do të jetë e lirë dhe të gjithë tifozët kanë mundësi të mbështesin vajzat në këtë takim shumë të rëndësishëm në Ligën B të UEFA Nations League.
