Kisha Françeskane në Shkodër përjetoi tingujt e magjishëm të muzikës klasike në koncertin “Vivaldi – 4 Stinët”, një nga veprat më të njohura të repertorit barok botëror. Aktiviteti u realizua në kuadër të ciklit artistik “Peizazhe Turistike” dhe solli për të pranishmit një eksperiencë të rrallë muzikore.
Në qendër të koncertit ishte violinistja e njohur Abigeila Voshtina, e cila me interpretimin e saj virtuoz u shoqërua nga Albanian Chamber Orchestra.
Ky aktivitet është një shembull i qartë se si arti i kultivuar mund të ndërveprojë me hapësirat historike dhe t’i japë qytetit një tjetër dimension turistik e kulturor.
Publiku reagoi me entuziazëm pas çdo pjese, duke duartrokitur gjatë për profesionalizmin dhe emocionin e përcjellë në këtë koncert.
