Nata e tretë gjysmëfinale e konkursit të zërave të vegjël “Bilbilat” në skenën e Teatrit “Migjeni”, përmbylli fazën përzgjedhëse të këtij edicioni. Në këtë natë konkuruan 18 fëmijë të ndarë sipas grupmoshave, ndërsa në dy netët e para morën pjesë përkatësisht 35 dhe 29 fëmijë.

Drejtuesja e Qendrës Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija”, Orjeta Kelaj, evidentoi rritjen e cilësisë së interpretimit dhe garën e fortë mes pjesëmarrësve në këtë fazë gjysmëfinale.

Kelaj vlerësoi gjithashtu përkushtimin e mësuesve dhe punën e tyre në evidentimin dhe përgatitjen e talenteve të reja.

Përzgjedhja e finalistëve do të bëhet nga juria, ndërsa finalja e madhe do të mbahet më 8 dhe 9 prill në Teatrin “Migjeni”. Konkursi i zërave “Bilbilat” është frut i Mjeshtrit të Madh dhe dirigjentit të paharruar Kujtim Alija.