Në ambientet e Kinema “Republika” u zhvillua edicioni i dytë i aktivitetit “Ta Tham n’Shkodër”, një ngjarje motivuese dhe ndërvepruese që këtë herë kishte në fokus trajneren dhe mentoren Irena Topalli.

Me një përvojë mbi 18-vjeçare në fuqizimin e të rinjve, edukimin joformal dhe ndërtimin e vetëbesimit, Topalli ndau me pjesëmarrësit histori reale, dhe këshilla praktike sa i përket motivimit tek të rinjtë.

Të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të angazhoheshin në diskutime të hapura dhe ushtrime praktike, duke reflektuar mbi sfidat që përballen çdo ditë dhe mënyrat për t’i kapërcyer ato.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Rinore “Atelie” dhe Këshilli Rinor në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër, në kuadër të fushatës “Personazhe në Fokus”.