Konkursi tradicional “Bilbilat” vijoi me natën e dytë gjysmëfinale në skenën e Teatrit “Migjeni”, duke sjellë emocione dhe talente të reja për publikun shkodran. Pas performancave të fëmijëve më të vegjël në natën e parë, këtë herë ishte radha e nxënësve nga klasat e katërta, pesta dhe të gjashta që të shfaqnin aftësitë e tyre muzikore.
Me këngë të përzgjedhura dhe paraqitje të kuruara, fëmijët ngjitën skenën me vetëbesim dhe pasion, duke dhuruar një mbrëmje të mbushur me energji dhe emocione.
Ky edicion i “Bilbilave” po shfaq cilësi artistike të interpretimit nga pjesëmarrësit e vegjël. Konkursi i zërave do të vijojë me natën e tretë gjysmëfinale, për t’u përmbyllur më pas me finalen e madhe ku do të shpallen fituesit.
