Të martat e pranverës nuk janë të zakonshme për besimtarët shkodranë. Me trenin që niset në orën 6 të mëngjesit nga Stacioni i Shkodrës, ata nisin një pelegrinazh shpirtëror për në Kishën e Shna Ndout në Laç.

Pelegrinët nga Shkodra i bashkohen qindra besimtarëve të ardhur nga mbarë qytetet shqiptare në Kishën e Shna Ndout në Laç. Rektori i saj, Jaku, thotë se së shpejti do të zgjerohet kapaciteti për shkak të fluksit të lartë.

13 të martat përbëjnë një devocion dedikuar Shna Ndout nga ana e besimtarëve përmes fuqisë së lutjes.