Organizatorët e Festivalit të 63-të të Këngës për Fëmijë në Shkodër kanë publikuar emrat e 30 kompozitorëve që janë përzgjedhur për të kaluar në fazën e radhës të këtij eventi tradicional, i cili mbledh çdo vit artistët më të përkushtuar në krijimin e këngëve për fëmijë.
Në listë bëjnë pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare si Zef Çoba, Adrian Hila, Frederik Ndoci, Shpëtim Saraçi, por edhe kompozitorë të rinj që synojnë të sjellin risi dhe energji të re në skenën e muzikës për fëmijë.
Festivali do të mbahet në muajin qershor dhe pritet të jetë një tjetër edicion i mbushur me ngjyra, kreativitet dhe mesazhe pozitive për fëmijët.
Më poshtë, lista e plotë e kompozitorëve të përzgjedhur:
1. Adrian Dermyshi
2. Adrian Hila
3. Alfred Kacinari
4. Ardit Nika
5. Bardhyl Hysa
6. Denis Taraj
7. Dilan Reka
8. Dorian Metohu
9. Edmond Rrapi
10. Endri Mucaj
11. Endrit Shani
12. Enis Mullaj
13. Eriona Rushiti
14. Florent Boshnjaku
15. Frederik Ndoci
16. Gent Myftaraj
17. Hamit Skilja
18. Ilir Zoga
19. Ilirjan Zdrava
20. Ismet Drishti
21. Jetmir Mehmedaj
22. Kolec Gajtani
23. Nivis Sulishti
24. Shpëtim Saraçi
25. Sokol Marsi
26. Suela Tukaj
27. Ylli Kalaja
28. Ylli Ramzoti
29. Zaim Merkulaj
30. Zef Çoba
Ky edicion synon të ruajë traditën, por edhe të përqafojë prurjet e reja në muzikën për fëmijë, duke sjellë një spektakël të denjë për publikun e vogël.

