Fillimjava solli tingujt e muzikës klasike në skenën e Teatrit “Migjeni” në një recital që bëri bashkë violinistin e mirënjohur Lorenc Radovani dhe pianisten virtuoze Fatma Spahiu. Koncerti Recital dhuroi një përzgjedhje të veçantë veprash nga repertori ndërkombëtar dhe ai shqiptar.
Me një emocion të veçantë e përjetuan këtë mbrëmje dy protagonistët e skenës, prej së cilës morën energjinë pozitive që dhuroi publiku me duartrokitjet e tij. Mes veprave të interpretuara nga dy instrumentistët, spikati premiera “Ephistoricu” e kompozitorit Artan Liçaj.
Ky koncert shënon jo vetëm një ngjarje kulturore, por edhe një rikthim të muzikës klasike në hapësirën skenike të Teatrit “Migjeni”. Recitali i dy artistëve Radovani-Spahiu do të vijojë rrugëtimin edhe në kryeqytet.
