Pas humbjes 2-0 në “Wembley” përballë Anglisë, Kombëtarja kuqezi do të përballet me Andorrën në ndeshjen e dytë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Në letër, duket një kundërshtar i kalueshëm, por ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, paralajmëron se në futbollin modern nuk ka më ndeshje të lehta.
Vata thekson se mendësia është faktor vendimtar për ecurinë në këto eliminatore, sidomos në përballje të tilla ku presioni është mbi Kombëtaren shqiptare.
Shqipëri-Andorrë do të luhet më 23 mars në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, ku pritet një atmosferë entuziaste nga tifozët kuqezi që kërkojnë fitoren e parë në këtë fushatë.
