Në një nga sallat e Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër, një vepër artistike tërheq menjëherë vëmendjen. Ngjyrat e ndezura, librat e autorëve shqiptarë dhe një mace e bardhë në gjumë, janë elementët që e bëjnë këtë mural të veçantë.
Kjo është vepra më e re e Nermin Shurdhës, artistja shkodrane e njohur për muralet e saj që sjellin jetë dhe mesazhe në mure publike. Këtë herë, ajo ka zgjedhur të sjellë dashurinë për librin dhe kafshët në një ambient ku fëmijët e Klubit të Librit zhvillojnë takimet e tyre të rregullta.
Në shtëpinë e artistes së muraleve jetojnë plot 11 mace, që janë jo vetëm frymëzim, por edhe pjesë e përditshmërisë së saj. Përmes këtij punimi, artistja jo vetëm promovon përrallat e autorëve shqiptarë, por përcjell edhe mesazhin e ndjeshmërisë dhe dashurisë për kafshët.
Muri i këtij mjedisi të Bibliotekës nuk është më thjesht një sipërfaqe betoni pasi ai është bërë dritare fantazie, ku leximi dhe ëndrrat takohen, falë artistes Nermin Shurdha.
