Bashkia Shkodër ka organizuar iftarin tradicional të Ramazanit, duke mbledhur së bashku përfaqësues të Myftinisë Shkodër, drejtues vendorë, përfaqësues të komuniteteve fetare, miq dhe të ftuar të Kryetarit të Bashkisë, Benet Beci.

Në fjalën e tij, Beci vlerësoi rëndësinë e muajit të shenjtë të Ramazanit si një periudhë reflektimi, solidariteti dhe bashkimi shpirtëror. Ai theksoi se iftari është një simbol i harmonisë ndërfetare dhe bashkëpunimit mes komuniteteve në Shkodër.

Edhe përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër, Arben Halluni, vlerësoi traditën e këtij organizimi dhe rëndësinë e mesazheve që përcillen përmes tij. Iftari i shtruar nga Bashkia Shkodër u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë e të përbashkët, duke reflektuar vlerat që sjell Ramazani në jetën e përditshme të qytetarëve.