Në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër u zhvillua aktiviteti me karakter letrar dhe filozofik me temën “Mendimi filozofik i Albert Kamysë dhe roli i shkrimtarit në shoqëri”. Takimi u organizua nga Departamenti i Romanistikës, në bashkëpunim me Alliance Française Shkodër.

I ftuar në këtë diskutim ishte Prof. Dr. Ilia Lëngu, studiues dhe përkthyes i njohur, i cili solli një analizë të thellë mbi veprën e Albert Kamysë, duke ndriçuar aspektet ekzistencialiste dhe filozofinë e absurdit në krijimtarinë e tij.

Gjatë aktivitetit, pjesëmarrësit, mes të cilëve studentë, pedagogë dhe dashamirës të letërsisë franceze, patën mundësinë të diskutojnë mbi ndikimin e Kamysë në mendimin bashkëkohor dhe rolin e shkrimtarit në reflektimin e realitetit shoqëror.