Me vendosjen e kurorave, ekzekutimin e himneve të Turqisë dhe Shqipërisë si dhe mbajtjen një minut heshtje nisi ceremonia përkujtimore në nder të 110-vjetorit të Fitores së Çanakalasë dhe Dëshmorëve të Luftës. 

Organizimi i saj u bë pranë monumentit të Hasan Riza Pashës në Shkodër, me praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendore, ambasadorit të Turqisë, historianë dhe qytetarë të pranishëm.

Dita e Fitores së Çanakalasë, e cila shënon triumfin e Perandorisë Osmane kundër forcave të Antantës më 1915 e udhëhequr nga Mustafa Kemal Ataturk, përkujtohet në Shkodër, si një dëshmi e lidhjeve historike mes shqiptarëve dhe popujve të tjerë që luftuan në këtë betejë. 

Fjala e plotë e ambasadorit të Turqisë në vendin tonë, Tayar Kagan Atay:

Të nderuar anëtarë të ambasadës dhe përfaqësues të institucioneve turke nëShqipëri,

Vëllezër shqiptarë dhe të nderuar pjesëmarrës,

Të nderuar anëtarë të medias,

Me rastin e 18 Marsit Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve dhe 110 Vjetorit të Fitores së Çanakalasë edhe këtë vit jemi bashkuar pranëMemorialit të Mbrojtësit të Shkodrës, Hasan Riza Pashës për të përkujtuar dëshmorët.

Organizimi i kësaj ceremonie në Përmendoren e Hasan Riza Pashës, e vetmja Varrezë Dëshmorësh Turke në Shqipëri, ka një kuptim të veçantë për ne. Përkujtojmë me respekt Hasan Riza Pashën, i cili e mbrojti me guxim këtë qytet të lashtë në kushte të vështira dhe e shënoi emrin e tij në historinë dhe zemrat e popullit shqiptar dhe atij turk.

Fitorja e Çanakalasë, e cila është rezultat i vullnetit dhe vendosmërisë së kombit turk për të mbrojtur atdheun dhe ekzistencën e tij në Anadoll, ka qenë një nga pikat kthese të historisë sonë dhe me luftën tonë të pavarësisë dhe krijimin e Republikës sonë, kombi ynë i ka deklaruar mbarë botës se nuk do t’i nënshtrohet pushtimeve dhe vështirësive dhe se do të ruajë unitetin dhe integritetin e tij në të gjitha rrethanat.

Fryma e Çanakalasë, që është një epope e sakrificës së madhe, heroizmit dhe guximit dhe dëshmi se një komb mund të qëndrojë i palekundur kundër të gjithë botës kur është e nevojshme, vazhdon të hedhë dritë mbi të ardhmen tonë.

Jemi të vetëdijshëm se shteti ynë 100-vjeçar ua ka borxh dëshmorëve tanë shekujt e ardhshëm. Ne do të vazhdojmë të punojmë me vendosmëri të paepur nën hijen e flamurit tonë të lavdishëm për të mbrojtur interesat e kombit tonë dhe arritjet e Republikës, dhuratë kjo e dëshmorëve për kombin tonë të dashur.

Këtë javë festojmë edhe 104 vjetorin e miratimit të Himnit tonë Kombëtar. Himni Kombëtar është mishërimi i ngritjes së kombit turk me vendosmëri dhe guxim përballë armikut në kohët më të vështira.

Personaliteti intelektual dhe trashëgimia letrare e poetit tonë kombëtar Mehmet Akif Ersoy, një nga simbolet e miqësisë së rrënjosur thellë turko-shqiptare, është krenari për të dy kombet. Në këtë kuadër, ne jemi të kënaqur që kemi mundësinë të përkujtojmë Ersoy në Shqipëri.

Me rastin e 18 Marsit, Ditës së Përkujtimit të Dëshmorëve, dua të përkujtoj me respekt, mirënjohje dhe përulesi Mustafa Kemal Ataturkun, themeluesin e Republikës sonë, bashkëluftëtarët e tij, mbrojtësin e Iskodrës, Hasan Rıza Pasha dhe të gjithë ata që ranë dëshmorë në frontet osmane, në Çanakala, nëluftën tonë për pavarësi, në Kore, në Qipro, nësulmet terroriste armene, në luftën kundër terrorizmit brenda dhe jashtë kufijve tanë si dhe të gjithë ushtaraket, policët, diplomatët, mësuesit, rojet e fshatit, dhe qytetarët që ranë dëshmor më 15 korrik.

U prefshin në paqe shpirtrat e të gjithë dëshmorëve tanë që sollën Republikën tonë deri më sot dhe qofshin në parajsë. Si fëmijë i një veterani, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për veteranët tanë heroikë të gjallë dhe t’u uroj atyre jetë të gjatë.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë kolegët e mi, veçanërisht Drejtorin e  Institutit Yunus Emre nëTiranë dhe Shkodër Oğuzhan Sakoğlu dhe Kolonelin Tolga Kip, Atashe Ushtarak i Ambasadës sonë, të cilët kontribuan në realizimin e ceremonisë së sotme.

Përshëndes me respekt të gjithë pjesëmarrësit.