Bibliotekat krijojnë një mundësi të mirë për interaktivitet duke i bërë materialet më të aksesueshme për publikun e gjerë. Në Bibliotekën Shkencore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” ka një literaturë muzikore e cila përbën një pasuri për kulturën e Shkodrës. Pjesë e fondit janë libra mbi teorinë dhe historinë e muzikës, biografi të kompozitorëve vendas e të huaj etj.

Ajo i shërben jo vetëm studentëve por edhe studiuesve që zgjedhin të thellohen më shumë në kërkimin e tyre. Përtej asaj çka ofron sot kjo bibliotekë, për muzikologun Qamil Gjyrezi, ndihet domosdoshmëria për pasurim të mëtejshëm të fondit.

Me investime të mëtejshme në ruajtje, akses dhe promovim, ky fond mund të shndërrohet në një qendër të fuqishme kërkimore dhe edukative për muzikën në kryeqendrën e veriut.