Gjimnazi “Oso Kuka” veçse një institucion arsimor është edhe një vatër e kulturës dhe artit në Shkodër. Me një traditë të pasur në promovimin e talenteve, shkolla i kushton një rëndësi të veçantë pjesëmarrjes në aktivitetet artistike të qytetit, duke nxitur kreativitetin dhe shpirtin e lirë tek të rinjtë.
Një nga eventet më të rëndësishme ku nxënësit e “Oso Kukës” kanë spikatur është Festivali Teatror për të Rinj, i cili organizohet në skenën e Teatrit “Migjeni”. Po ashtu, prej vitit 2016 në këtë gjimnaz është vendosur seksioni dygjuhësh dhe shkolla është pjesë e aktiviteteve për muajin e frankofonisë.
Në çdo edicion të Festivalit Teatror, nxënësit e gjimnazit “Oso Kuka” kanë sjellë në skenë shfaqje të realizuara me pasion dhe përkushtim, duke trajtuar tematika të ndryshme me mesazhe të rëndësishme për shoqërinë.
