Shkodra ka qenë përherë një vatër e rëndësishme e dramaturgjisë shqiptare duke e ruajtur traditën por edhe duke e përshtatur atë me kohët moderne.
Për dramaturgun shkodran, Mustafa Tukaj, ka ardhur koha të mendohet më tepër për dramën shqipe. Në teatrot e vendit po dominon drama e huaj dhe këtu nuk bën përjashtim as Teatri “Migjeni” sipas tij.
Përtej kritikës, dramaturgu shkodran vlerëson suksesin e dramës “Vizita” të Davide Iodices me trupën e Teatrit “Migjeni” për cilësinë e saj.
Mustafa Tukaj është i njohur për kontributin e tij në pasurimin e repertorit të Teatrit “Migjeni” dhe atij shqiptar. Ai është autor i 10 dramave me tematikë historike dhe shoqërore duke ia dalë të vërë në skenë 8 prej tyre.
