Shkrimtari i letërsisë për fëmijë dhe të rinj, dramaturgu dhe përkthyesi shkodran, Mustafa Tukaj ishte i ftuar në Bibliotekën Shkencore. Ky takim i organizuar nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Edukimit të UNISHK u realizua në mbështetje të lëndës Letërsi për Fëmijë e të Rinj.
Tukaj ndau me studentët përvojën e tij krijuese dhe mënyrën sesi ka arritur të ndërtojë një galeri të pasur personazhesh nga grupmoshat adoleshente dhe gjimnaziste.
Takimi ishte një mundësi për studentët të shihnin nga afër procesin e krijimtarisë së një autori të njohur dhe për të mësuar si letërsia mund të ndihmojë adoleshentët të përballen me sfidat dhe pyetjet që hasin gjatë periudhës së rritjes.
