Gjimnazi “Oso Kuka” është një nga shkollat e mesme më të njohura në Shkodër. Në të kanë studiuar shumë nxënës që më pas janë bërë figura të spikatura në fusha të ndryshme. Si ish nxënëse dhe figurë që frymëzon, ishte e ftuar për një bisedë, gazetarja dhe moderatorja e mirënjohur e ekranit, Linda Kavaja.
Drejtuesja e gjimnazit, Teuta Çoku dhe mësuesja Suela Durraj ndihen krenare për traditën e mirë që ruan shkolla në edukimin e brezave të rinj të shoqërisë.
Takime të tilla shërbejnë si një nxitje për nxënësit e kësaj shkolle për të arritur rezultate të larta me qëllim ecjen përpara në rrugëtimin e tyre të jetës.
