Teuta Lagja është jo vetëm një mësuese e përkushtuar prej 26 vitesh në arsim por edhe një artiste e penelit dhe ngjyrave. Piktura i ka lindur si pasion në fëmijëri, pa ndonjë trashëgimi në familjen e saj. Më shumë se çdo gjë tjetër dashuron natyrën dhe peizazhet. Për profesionin dhe pasionin ndan të njëjtën kohë.
Në Galerinë e Artit Shkodër, mësuesja artiste ka çelur ekspozitën e tretë individuale me 42 punime të titulluar “Shtojzovallet”. Teuta Lagja është aktive në artin pamor duke marrë pjesë në projekte artistike në komunitet përmes pikturës dhe muraleve.
