Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit për shkak të integrimit të tyre në vendet ku jetojnë. Greta Rraboshta, prej 14 vitesh e ka lënë Shkodrën për qytetin e Gentit në Belgjikë por jo profesionin e mësueses.
Integrimi në jetën e një vendi të zhvilluar si Belgjika nuk ka qenë i lehtë por Greta ia ka dalë mjaft mirë. Ajo jep kontributin e saj edhe në mësimin e lëndëve bazike për komunitetin shqiptar. E lindur në Shkodër, Greta Rraboshta për vite me radhë ka kontribuar si pedagoge në Universitetin “Luigj Gurakuqi” për lëndën e Biologjisë.
