Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një bashkëbisedim me lexuesit, Koloreto Cukali. Rikthimi në kryqendrën e veriut i sjell artistit nostalgji për shkak të origjinës shkodrane që ai ka.
Për Cukalin, ridimensionimi i marrëdhënies së lexuesve me librin përbën domosdoshmëri. Në takimin e zhvilluar, fokusi u përqendrua tek libri më i ri i autorit “Marshi funebër i gjelave të detit”.
