Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të kohës ia dedikojnë letërsisë dhe të shkruarit. Angazhimi i Lorelës lidhet me klubin e librit “Mes Miqsh” si organizatore dhe moderatore ndërsa Elia ka një marrëdhënie të veçantë me esenë.

Për aktivizmin dhe përkushtimin e tyre janë vlerësuar edhe nga Agjencia Kombëtare e Rinisë. Lorela studion për Stomatologji në Tiranë ndërsa Elia në Gjimnazin “28 Nëntori” duke qenë ekselente në drejtimet e tyre. Pavarësisht zgjedhjeve gjejnë përherë kohën e nevojshme për të ndjekur pasionin.