Në Katedralen “Shën Shtjefni” të Shkodrës u mbajt mesha e shenjtë për  shëndetin e Papa Françeskut dhe ditët e vështira që po kalon.

Mesha u udhëhoq nga Arqipeshkëvi Peragine. Ky moment lutje përbën një shpresë që ai ta tejkalojë situatën e rënduar shëndetësore.

Qetësia me të cilën Papa Françesku po e përjeton gjendjen shëndetësore është tregues i forcës së besimit në Zot”, vijoi më tej Imzot Peragine.

Qindra besimtarë shkodranë iu bashkuan lutjeve për përmirësimin e shëndetit të Papa Françeskut.